Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, është vendosur në vetizolim pasi një anëtar i delegacionit të BE-së me të cilin udhëtoi në Etiopi, doli pozitiv në testin për COVID-19.

Testi im të dielën ishte negativ. Në përputhje me rregullat, unë jam në vetizolim dhe do të bëj një test tjetër”, njoftoi Borrell në Twitter.

Numri i zyrtarëve të BE-së të prekur nga vala e re e COVID-19 po rritet. Komisioni Evropian thotë se mbi 160 punonjës të këtij institucioni u testuan pozitivë për virusin korona.

Komisionari për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi, është aktualisht në vetizolim pas vizitës në Ballkanin Perëndimor, pasi dikush nga përcjellësit e tij doli pozitiv në testin për COVID-19.