Joseph: Biden ta bind Ukrainën ta njohë pavarësinë e Kosovës

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë vlerëson se është koha që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden që ta inkurajojë Ukrainën të njeh pavarësinë e Kosovës.

Biden do të jetë për vizitë në Evropë, për Samitin e  NATO-s që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Sipas Joseph, në këtë samit duhet të shfrytëzohet mundësia që Bideni, të shtyjë Ukrainën ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Biden e njeh mirë historinë e fundit të Ballkanit. Ai dhe ekipi i tij duhet të mbajnë një perspektivë të gjerë ndërsa diskutojnë komunikatën përfundimtare të Vilniu. Ndër të tjera, ata duhet ta inkurajojnë Ukrainën që ta njeh Kosovën”, shkroi Joseph në rrjetin social Twitter./21Media

Back to top button