Joseph: Kurti e ka pranuar statutin e Asociacionit, nuk ka mundësi të ndryshohet

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph në një intervistë për RTV21 ka foluar për kohën kur menaxhonte kampin e refugjatëve në Stankovec I, në Maqedoninë e Veriut  1999, i cili strehoi të paktën 30,000 refugjatë që ishin dëbuar nga Kosova.

Joseph gjatë kësaj interviste ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte pak e vonshme, por sipas tij,  gabimi ndodhi në Dayton në 1995, teksa shtoi se ”çështja e Kosovës u la mënjanë”.

Intervista e plotë me Edward Joseph

Profesor Edward Joseph, ju faleminderit shumë që keni ndarë kohën tuaj me RTV 21 sot.

Është kënaqësi për mua të jem me ju dhe natyrisht, me shikuesit tuaj.

Faleminderit.

Profesor Joseph, ju menaxhuat kampin Stankovec I, një kamp të refugjatëve në Maqedoni, Maqedonia e Veriut sot, në vitin 1999, i cili strehoi të paktën 30,000 refugjatë që ishin dëbuar nga Kosova,
gjatë asaj kohe, saktësisht 25 vite më parë. Çarë ndjenje kishit më 12 Qershor, 1999? Çfarë u thatë refugjatëve?

Edward Joseph: Ndjenja në atë kohë ishte një lehtësim i pafund. Nuk mund t’ju them se sa të lehësuar ishim ne që kujdeseshim për këta kosovarë refugjatë, shumica prej tyre, natyrisht, nuk ishin vetëm të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, por kishin të afërm në Kosovë që ishin të frikësuar se çfarë po ndodhte me ta. Ata nuk kishin lajme. |Dhe ne nuk kishim idenë. Njerëzit harrojnë se kjo nuk ishte e lehtë, kjo fushatë ajrore e NATO-s, 78 ditë. Ne nuk e dinim se sa kohë do të vazhdonte kjo. Po fillonim të planifikonim çfarë do të ndodhte në dimër. Kështu mendonim. Dhe në vetë kampin, që ishte një hapësirë shumë e kufizuar, numri i njerëzve në kamp u shtua, por ne nuk mund të zgjeroheshim përtej kësaj fushë ajrore. Ishte një stres i shtuar për ne, 24 orë në shtatë ditë dhe kishim një lehtësim të madh natyrisht, kur Millosheviqi më në fund kapituloi. dhe kur e arritëm marrëveshjen. Dhe natyrisht, ishte mrekulli të shihej që këta refugjatë kosovarë, mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Kosovë.

RTV21: Ishit ju dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare të pranishme në Stankovec dhe në Maqedoni, apo edhe ne vendet e tjera të përgatitura për një kthim masiv të qytetarëve shqiptarë në shtëpitë e tyre?

Edward Joseph: Jo. Njerëzit nuk prisnin që kthimi do ishte kaq i menjëhershëm. E dini, OKB-ja po fliste për kthimin në faza dhe gjëra më të zakonshme. Por ishte shumë befasuese. Dhe natyrisht, ishte një lehtësim i madh. Duhet të kujtojmë se ishim aty duke ndarë këtë përvojë dhe ishte në fakt një shqetësim. Duhet të kujtojmë planin e Millosheviqit. Këta refugjatë, ishin pjesë e një plani strategjik. Kjo u bë… kjo zbrazje masive. ju e dini operacioni “Patkoi”, siç u quajt, këta qindra mijëra refugjatë, mbi 800,000 syresh, ndoshta edhe më shumë në vendet fqinje, u krijua për t’i destabilizuar ato vende dhe për të përçarë Aleancën, për të ndarë NATO-n dhe për ta bërë më të vështirë. Dhe, nëse shikoni disa fotografitë më shihni mua me Hillary Clinton. Kjo ishte tashmë në prill, kur ajo vizitoi kampin, besoj se ishte muaji Prill. Dhe ajo erdhi nga Shtëpia e Bardhë e Clinton-it për të ngjallur shpirtin dhe për të demonstruar, në një kuptim, përkushtimin amerikan dhe për t’i treguar aleatëve të tjerë, t’i dëshmojë Serbisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s dhe, natyrisht, për për të ngjallur shpirtin e refugjatëve.

RTV21: Ju po më thoni se zonja Clinton, Presidenti Clinton, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, të cilët i pritët në kampin Stankovec, kampin e refugjatëve, ishin atje për të treguar, disi, forcën e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën, ato ditë?

Edward Joseph: Pikërisht, kjo është e vërtetë. Ju i keni parë fotografitë. Kisha nderin ta sjellë Hillary Clinton, Kisha nderin ta sjell Presidentin Bill Clinton, por kjo ishte në qershor. Ishte pasi Hillary Clinton erdhi. Ishte ende një operacion në vazhdim. Njerëzit nuk dinin sa kohë do të vazhdonte kjo. Dhe kujtohuni, NATO-s po i mbaronin objektivat për të goditur në Serbi. Ishin vetëm kaq objektiva dhe ata nuk donin të ndërmerrnin një operacion tokësor atje. Kështu që kjo ishte një fushatë ajrore dhe jo gjithmonë është një zgjedhje e parë e një udhëheqësi ushtarak për ta ndërmarrë. Ju zakonisht doni të bëni fushatë ajrore, por edhe në tokë. Në Bosnjë, natyrisht, kjo isht ishte shumë më ndryshe, NATO sulmoi nga ajri por, kishte një aleancë boshnjako-kroate në terren që i ndryshoi gjërat, menjëherë, në 1995. Kështu që kjo ishte e komplikuar. Dhe po, Hillary Clinton, Kofi Annan, besoj, Lord Robertson, që unë e pashë sot, ishte aty si Sekretar i Mbrojtjes kryeministri Tony Blair, natyrisht, ishte aty. Madeleine Albright vizitoi kampin tonë. Kështu që njerëzit erdhën. Ai kamp ishte ai që ata zgjodhën, ishte i një profili shumë të lartë. Ishte shumë afër kufirit, aty dhe pas vizitës së parë erdhën tjerët.
Hillary ishte e para, të tjerët erdhën.

RTV21: Profesor Joseph, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, në këtë studio dy netë më parë tha se nëse nuk do të ndërhynim, do të shihnim 2 milion shqiptarë të shpërndarë gjithandej në Evropë, sot. A ishte ndërhyrja e NATO-s në Kosovë pak e vonshme? A nuk ishte Bosnja një mësim për bashkësinë ndërkombëtare, atëbotë?

Edward Joseph: Nëse më pyesni mua, përgjigja është po, ishte. Dhe, natyrisht, kjo është, e dini, në njëfarë mënyre përfitim nga retrospektiva. Por, gabimi ndodhi në Dayton në 1995. Nuk kishte diskutim për Kosovën, në Dayton më 1995. Dhe duhet të kujtojmë se çështja e Kosovës u la mënjanë. Dhe vetëm më vonë, në fund të viteve nëntëdhjetë kur për arsye të ndryshme, e për këtë mund të diskutojmë, ajo u fut më vonë në axhendë dhe ishte shumë e vështirë dhe u bë e qartë se si Milosevic mbështetej në këtë çështje. Çështja e Kosovës ishte çështja në të cilën Slobodan Milosevic mbështetej për të ardhur në pushtet dhe ajo që njerëzit harrojnë është se kjo ndodhi meqë Millosheviq e nisi këtë përpara rënies së Murit të Berlinit. Kështu që ky ishte projekt nacionalist serb të cilin Millosheviqi e shfrytëzoi. Dhe ne mund të shohim paralele të ndryshme.

RTV21: Ka ende diskutime të ndryshme nëse fushata ajrore e NATO-s mbi objektivat serbe ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Ende po vazhdon ky diskutim. Pra këto diskutime nuk janë mbyllur ende…?

Edward P. Joseph: Njerëzit mund të kenë diskutime në çdo kohë. Është e rëndësishme që ta bëni këtë pyetje sepse Vladimir Putin përdor precedentin e Kosovës si shkas dhe analogji të rreme për Ukrainën, për sulmet në Ukrainë. Dhe njerëzit duhet të kujtojnë se një nga objektivat e tij të para në Ukrainë. ishte kulla televizive. Kjo ishte simbolike. Kjo ishte në fund te shkurtit dhe fillim te marsit më 2022 Putin thjesht bëri këtë. Ai goditi kullën televizive sepse një nga objektivat e para të NATO-s ishte një objekt shumë i paharrueshëm, ishte ta godiste kullën televizive serbe. Dhe në retorikën e Putinit, ai bëri krahasime të rreme, bërë krahasime të rreme rreth pavarësisë së Kosovës me Ukrainën. Dhe Putin mbështetet në çështjen e Kosovës për të projektuar strategjinë e tij ndaj Ukrainës. Dhe përsëri kjo është një analogji e rreme.

RTV21: Meqë po përmendni Rusinë gjërat duket se po shkojnë drejt eskalimit pas invazionit të plotë rusnë Ukrainë. A ka rrezik për një shpërthimtë një konflikti në Bosnjë apo në Kosovë sot?
Edward Joseph: Unë do të të jap…do të vij tek kjo në një çast. Dua që shtoj një detaj tjetër në histori. Në rregull? Ju thashë që kishte një lehtësim të madh në qershor kur pamë që Millosheviqi u dorëzua dhe refugjatët e Kosovësmund të ktheheshin. Ishte me një zhgënjim dhe zemërim të madh kur erdha në Kosovë dhe isha në qytetin e Prizrenit, më përcolli dikush në Prizren. Dhe dua të them këtë për ju dhedua ta them këtë për të gjithë shikuesit tuaj që të kujtojmë çfarë pashë kur erdha me këta refugjatë të Kosovës në Prizren. Shqiptarët digjnin shtëpitë serbe gjithandej në Prizren, një qytet i bukur, Prizreni i bukur, sharmant dhe i dogjën i vunë flakën shtëpive të serbëve dhe ndonjëherë flakët nuk mund t’i kontrolloninduke djegur shtëpitë fqinje, madje duke mos çarë kokën. Dhe do t’ju them, po ashtu mbaj mend popullsinë serbe të Kosovës,civilë, gra dhe fëmijë të mbledhur në kishë në tokë, në Prizren, të trembur. Në rregull, këto janë kujtimet e tjera që kam. dhe dua ta theksoj këtë e kjo është shumë e rëndësishme: shikoni ajo çfarë është në interesin më të mirë dhe strategjik të Kosovës në të gjitha aspektet është të tregojë se kjo është demokracia. Republika e Kosovës është demokracia që respekton të drejtat e njeriut, respekton pakicat dhe të tregojë se është Serbia agresori, nën Aleksandar Vuçiqin dhe që nuk respekton të drejtate shqiptarëve në Preshevë. Kështu që kjo është Serbia. Por është në interesin e Kosoves gjithmonë, gjithmonë që të tregojë se serbët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës,dhe kështu i respektojmë ata.
RTV21: Ju po flisni për shoqëri demokratike dhe po flisni për shkelje të të drejtave të njeriut, tani, në Kosovë?
Edward Joseph: Po flas për rëndësinë e vazhdueshme për qeverinë, jo vetëm pë të, por edhe për qytetarët e këtij vendi, që ta kuptojnë se çfarë është në interesin më të mirë të Kosovësështë të treguar se është demokracia që respekton të drejtat e njeriut, të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj përfshirëserbët e Kosovës dhe se është Aleksandër Vuçiqi që është në anën e Rusisë që nuk respekton të drejtat e shqiptarëve në Preshevë. Dhe kur kemi shembuj, e dini, si vendimi i Bankës Qendrore pa koordinim, kur kemi këto ekspropriime që OSBE-ja e ka kritikuar, këto janë veprime dhe më vonë mund të flasimpër Asocionin, ne duhet, në mendimin tim,të kemi parasysh interesat strategjike të Kosovës. Republika e Kosovës, të jetë plotësisht i integruar në sistemin ndërkombëtar,të bëhet anëtar i Këshillit të Europës, të ketë gjithashtu një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO. Ky është interesi strategjik i Kosovës. Kyo po ashtu themeli që do të lejojë Kosovën të rritet.
RTV21: Ju keni përmendur gjithashtu veprimet e qeverisë së Kosovës. Por qeveria e Kosovës thotë se po zbaton marreveshjet që janë arritur më parë, duke përfshirë këtu, atë për dinarin serb dhe të gjitha marrëveshjet e tjera.
Kështu që nuk ka të bëjë asgjë,siç thotë qeveria e Kosovës, me të drejtat e njeriut, me të drejtat e serbëve në Kosovë?
Edward Joseph: Epo, shikoni, ka zyrtarë këtu të cilët i respektoj.AmbasadoriHovenier është dikush që e respektoj. Unë besoj se ai ka interesat më të mira të Kosovësnë zemër dhe Shtetet e Bashkuara janëmiku më i mirë i Kosovës. Dhe kur zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, nga Mbretëria e Bashkuar, nga organizatat e tjera ndërkombëtare,që i shohin këto dhe kur bëjnë këto kritika, unë besoj se i bëjnëme qëllim të mirë. Ata i bëjnë si miq të Kosovës. Pra qeveria mund të thotë çfarë të dojë, por realiteti është se marrëdhëniet me miqtë e Kosovës kanë pësuar për shkak të kësaj,për shkak të mungesës së koordinimit dhe një perceptimise qeveria e Kosovës nuk është vërtetë në frymën e bashkëpunimitme qytetarët e Kosovës. Si mund përnjëherë, në mënyrë radikale, të ndryshoni mënyrën se si serbët e Kosovës marrin mbështetje financiare pa konsultim të duhur? Epo, kjo nuk është një gjë për t’u debatuar. Nëse ju i respektoni njerëzit si qytetarë,atëherë ju konsultoheni dhe diskutoni dhe ju trajtoni shqetësimet,por jo brenda një nate të bëni ndryshime dramatike drastike.

RTV21: Ju po më thoni që Kosova ka probleme serioze në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar?

Edward Joseph: Po sigurisht. Po sigurisht. Dhe kur e themi këtë, sigurisht, ne flasim për Shtetet e Bashkuara, që është miku më i mirë i Kosovës dhe ne e dimë që ky nuk një lajm i ri këtu, po e di që marrëdhënia ka pësuar. Dhe kjo nuk është mirë për Kosovën, kurrë nuk do të jetë e mirë për Kosovën. Veçanërisht nuk është e mirë për Kosovën në një mjedis gjeopolitik. Shikoni, realiteti është që Kosova është një vend i vogël. Kosova ka nevojë për miq. Kosova ka nevojë për miqtë e saj më të mirë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe duhet një pozicion kur SHBA-të të mund të avancojnë më së miri interesat e Kosovës. Unë kam shkruar për këtë, kam shkruar për rëndësinë e Kosovës e njohjes së plotë, sepse unë jam përkrahësi më i madh i njohjes së plotë të Republikës së Kosovës nga NATO. Dhe përsëri, është e qartë Qeveria e Kosovës ka përgjegjësitë e saj të veta këtu.

RTV21: A është Washingtoni i zemëruar me Kosovës dhe me qeverinë aktuale?

Edward Joseph: Nuk e di nëse është puna ime të interpretojë ndjenjat e tyre por mendoj që përceptimi se qeveria e Kosovës është e vështirë është e ndarë gjerësisht në Washington, ka një perceptim të gjerë. Por s’mund ta them se është zemërim por ka një perceptim të gjerë që kjo qeveri është e vështirë. Dhe përsëri, duhet të kujtojmë këtu, cilat janë qëllimet e Shteteve të Bashkuara për Kosovën si një mik. Dhe unë jam i bindur për këtë.Dhe unë mendoj që ka një përkushtim të plotë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial te Kosovës dhe për avancimin e njohjes së saj në sistemin ndërkombëtar. Por qeveria e Kosovës duhet të bëjë pjesën e saj dhe pjesë kësaj, le të jemi të qartë, është ky Asociacion, ky statut dhe dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese dhe të ecet përpara.

RTV21: Por Kosova thotë, Qeveria e Kosovës thotë se po përpiqet të ndërtojë një partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe po përpiqet, në një mënyrë të shtrijë sovranitetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës. A nuk e ka të drejtën Kosova ta bëjë këtë?

Edward Joseph: Nuk e di se si Kosova mund të arrijë këtë qëllim pa miqtë si Shtetet e Bashkuara. Unë nuk e kuptoj komentin ose pozicionin sepse është një vend i vogël. Po, Kosova ka të drejtë të përpiqet të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial. Dhe mënyra e vetme për të bërë këtë, ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, vetëm një mënyrë. Dhe kjo është me ndihmën e fuqishme të miqve të Kosovës në perëndim dhe unë e theksoj në perëndim në veçanti, në krye me Shtetet e Bashkuara. Kështu që Kosova nuk mund ta arrijë këtë qëllim vetë. Nuk mundet.

RTV21: Ju përmendët dy gjëra dhe janë të lidhura njëra me tjetrën. Por do të doja të pyesja fillimisht ju. Kosova ka thënë se nuk e njeh draft statutin e Bashkimit Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pra të dorëzuar nga Bashkimi Evropian sigurisht. Ky është qëndrimi i tij zyrtar. A ka një mundësi për të ndryshuar draftin aktual të Bashkimit Evropian për Asociacionin?

Edward Joseph: Përgjigje e shkurtër jo. Jo. Nuk ka mundësi për të ndryshuar atë. Kjo është e para. e dyta: Unë nuk e kuptoj atë qëndrim që e prezantuat dhe jam i sigurt se jeni të saktë. Por nuk e kuptoj atë qëndrim sepse nga ajo që e kuptoj, ndoshta gaboj, por nga ajo që kuptoj është se Kryeministri Kurti tha në Bruksel, kur iu paraqit formalisht ky draft dhe ai nuk ishte vetëm sepse edhe Presidenti Vuçiq ishte aty, nga ajo që kuptoj ështe se Kryeministri Kurti tha po, mund ta pranojë këtë statut tani të BE-së, por fillimisht te hartuar nga QUINT, me Shtetet e Bashkuara një propozim i përbashkët, tani i prezantuar nga BE tek kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq dhe nga ajo që kuptoj është se kryeministri Kurti tha po, unë mund ta pranoj këtë, e pranoj këtë statut nëse Presidenti Vuçiq do ta nënshkruajë atë, që, sipas mendimit tim, është e arsyeshme. Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri Presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull.

RTV21: Por çfarë do të thotë kjo?

Edward Joseph: Kjo do të thotë se kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj.

RTV21: Ju po më thoni se kryeministri Kurti ose cilado qeveri tjetër, pas kësaj qeverie të kryeministrit Kurti sot do të duhet të merret me atë statutin e asociacionit?

Po, ky është realiteti. Ky është realiteti. Dhe ta mbajmë në mend se është një realitet që vjen pasi Kosovës iu kërkua vazhdimisht të japë versionin e vet të statutit. Pra, nëse ju kërkohet të jepni statutin, ju nuk e bëni, ata jua japin atë, përfundimisht. Ju thoni, e pranoj me nënshkrim, pastaj nuk e kuptoj se si mund të thoni më pas jo tani kemi diçka të re. Jo, kjo nuk mund të ndodh. Asociacioni ishte gjithashtu një parakusht për Kosovën për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Ishte një çështje tjetër përpara kësaj dhe ajo ishte e lidhur me Manastirin e Deçanit, e cila u zgjidh nga kjo qeveri. Por pastaj ishte një parakusht i ri me asociacionin.

RTV21: Tani, Kosova u la jashtë nga Këshilli i Europës, por a nuk ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës një hap përpara për vet Këshillin? Për? Për këtë Këshill. Për Këshillin e Evropës?

Edward Joseph: Oh, po, po, jam dakord me ju. Jam dakord njëqind përqind. Ajo çfarë gjithmonë duhet të kujtojmë këtu është çfarë është në interesin strategjik të Kosovës. Nuk është e njëjtë të thuhet çfarë është gjithmonë e drejtë për Kosovën, çfarë është në interesin strategjik të Kosovës, nuk është e njëjtë të thuhet se çfarë është gjithmonë e drejtë për Kosovën. Mund t’iu kërkohet të bëni gjëra që nuk janë të drejta dhe ato ende mund të jenë në interesin tuaj strategjik. Kështu e shoh unë Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës. është në interesin strategjik të Kosovës, është në interesin strategjik evropian, interesin strategjik të BE-së, është në interesat strategjike të SHBA-së në Ballkan Dhe do të ishte një humbje e jashtëzakonshme për Aleksandër Vuçiq ta shoh Kosovën këtu. Ky është realiteti. Tani, madje edhe unë kam shkruar dhe e di ka elemente të kërkesave ndaj Kosovës që janë të padrejta. Unë kam shqetësimet e mia, i kam shkruar shqetësimet e mia për sekuencat e asociacionit. Sytë e mi janë të hapur për këtë. Kujto çfarë thash mund të kesh gjëra që janë të padrejta duhet të shikojmë se cilat janë interesat strategjike të Kosovës, Kjo është më e rëndësishme për interesat strategjike nga ajo se sa është e padrejtë.Ndonjëherë duhet të bësh gjëra edhe nëse ato duken të padrejta dhe njëra prej tyre ishte t’i dorëzohej ky statut Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kosovës! Dhe të lejohen vetë institucionet e Kosovës ta rishikojnë statutin sipas kushtetutës së Kosovës. Ky është një shenjë forcë. Dhe është, në mendimin tim, unë pajtohem me ministrin e jashtëm shqiptar që tha se ky ishte një gabim historik të humbasin Këshillin e Europës, sepse kjo është në interesin strategjik të Kosovës edhe nëse ka elemente që janë të padrejta.

RTV21: Pra, edhe nëse ky draft statut dhe ky asociacion mund të destabilizojë në ndonjë mënyrë Kosovën në një të ardhme të afërt?

Edward Joseph: Jam i lumtur që e bëre pyetjen. Le të jemi shumë saktë. Ajo pyetje do të jetë subjekt i rishikimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Kush jemi ju dhe unë që të themi nëse ky statut…nuk jemi ne në pozicion ta themi. Ajo që është në pozicion ta thotë është Gjykata Kushtetuese. Le të thonë ata Le ta thonë se kjo: Jo, kjo e kërcënon rendin kushtetues të Kosovës.Në rregull. Nëse ata thonë kështu, atëherë ne të gjithë, SHBA-ja gjithashtu, duhet ta respektojmë atë përgjigje dhe të rishikojmë atë vendim dhe ta respektojmë atë. Por duhet të japim një mundësi për këtë. Kjo është çështja. Dhe gjëja tjetër është realiteti se statuti u hartua dhe unë e di dhe njoh njerëz që ishin pjesë e hartimit të parë dhe ata janë këtu në Kosovë, baza origjinale, baza e atij drafti, nuk u bë nga zyrtarët. Unë e di origjinën, unë e di njerëzit që hartuan bazën origjinale për atë statut. Për shumicën e materialeve. Ata janë këtu dhe ata kanë interesat më të mira të Kosovës në zemër. Dhe ata nuk duan të shohin që rendi kushtetues i Kosovës është prishur.

RTV21: Kjo do të thotë se në një mënyrë është draft statut i Kosovës?

Edward Joseph: Unë nuk e di, do të thoja se ata që e hartuan atë kishin parasysh rendin kushtetues të Kosovës. në mendje dhe nuk është diçka e hartuar thjesht nga duart e huaja që nuk e kuptojnë. Është bërë me qëllim i ruajtjes së rendit kushtetues të Kosovës. Sigurisht.

RTV21:E pra, a ka një shans tjetër për Kosovën në një të ardhme të afërt, shumë të afërt për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës?

Edward Joseph: Okej, shiko, unë nuk mund të flas për këtë komitet ministrash, në rregull. Ky është lloji i organizimit Ata e kanë këtë Këshilli që e quajnë Komitetin e Ministrave. Kështu ata operojnë. Dhe ta kujtojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare këtu. Por nga ajo që e kuptoj dhe sigurisht është shpresa ime është se nëse nesër qeveria e Kosovës do të dërgonte këtë tek gjykata kushtetuese, statutin e BE-së, çfarë është hartuar nga SHBA dhe të tjerët dhe bazuar në kontributin, le të themi kontributin nga Kosova, shpresa ime është që do të ketë shpejt një ri shqyrtim, një rikonsiderim i pozicionit të Kosovës. Sepse kujtoni se natyrisht Asambleja Parlamentare votoi në favor të dhe kjo është një gjë shumë pozitive, shumë pozitive.

RTV21: Profesor Joseph, A shihni sot Serbinë e Vuçiqit të jetë gati të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovën?

Edward Joseph: Më dukej se do të më pyesnit, Profesor Joseph, a e shihni këtë tubim të sotëm të të gjithë serbëve, të gjithë komunitetit serb të “Serbisë së Madhe” a e shoh këtë si një shenjë që Serbia po lëviz prapa? Po kisha thënë po, e shoh që është një shenjë e hapjes. Pra përgjigja është e shkurtër jo, sigurisht. Serbia po lëviz prapa. Kjo është çështja. Serbia po lëviz prapa. Më parë presidenti Vuçiq do të përdorte Vulinin për të bërë këto deklarata të hapura rreth botës serbe. Tani, Vuçiq po i drejton këto takime vetë. Kështu që dua ta thjeshtoj për shikuesit tuaj. Kjo është aq e rëndësishme për Kosovën dhe për udhëheqësit e Kosovës. Serbia po lëviz prapa, është momenti që Kosova duhet të lëvizë përpara. Nuk duhet të qëndrojë në vend, nuk duhet të jetë e njëjtë. Kosova duhet të përparojë dhe të ndërmarrë këto hapa dhe të demonstrojë proaktivisht edhe më shumë se ç’po kërkojnë SHBA dhe BE-ja, përtej të tregojë përkushtim të vërtetë që serbët e Kosovës, që janë një komunitet shumë i vogël, çka do të thotë që janë të lëndueshëm të tregojë se Kosova është e gatshme të bëjë atë që ne quajmë rrugën e shtesë që tregon që ata kanë një të ardhme në Kosovë Madje edhe disa… ata që ikanë ikur nga frika mund të kthehen dhe se ata kanë një të ardhme në Republikën e Kosovës. Kjo është ajo që Kosova duhet të bëjë. Serbia po lëviz prapa. Kosova duhet të përparojë.

RTV21: Por kjo do të thotë që edhe Serbia do të kishte ndonjë lloj pozicioni për të destabilizuar Kosovën, për të ndërhyrë si në Banjska?

Edward Joseph: Unë, mendoj se Presidenti Vuçiq. bëri një gabim shumë serioz me Banjskën. Sepse tani çdo iluzion, çdo iluzion, kujtoni disa diplomatë dhe zyrtarë menduan, oh, Vuçiq është një lloj partneri, si mund të thotë dikush këtë? Unë e di dhe e di që ka ndryshuar. Mund t’jua them këtë, e pashë këtë dhe e di se disa zyrtarë perëndimorë të rëndësishëm kishin këto iluzione përpara dhe pastaj pas Banjskës ata panë realitetin e Vuçiqit. Dhe ju mund të shihni në kohët e fundit me këtë tubim dhe qëndrimin rreth Rusisë. Kështu që ky është momenti për Kosovën, është një mundësi të madhe të përfitojë nga kjo. Por qeveria e Kosovës duhet të vendosë ta bëjë atë.

RTV21: Dhe le të pyesim për dialogun. Prishtina ka shumë rezerva ndaj Brukselit dhe ndaj ndërmjetësve, në këtë në këtë rast Kishte gjithashtu zgjedhje në Bashkimin Evropian, javën e kaluar. Dhe Kosova po ashtu po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, të rregullta ose zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk kanë rëndësi. Kështu që dialogu do të mbetet në një mënyrë të zhvillohet në kohë më të mira pas këtyre zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Kosova dhe Serbia humbin një mundësi të mirë për të arritur diçka gjatë kësaj periudhe kohore, sidomos kur Presidenti Biden ishte në administratën në Shtetet e Bashkuara?

Edward Joseph: Le të them kështu. Ju thatë Kosova dhe Serbia. Po, unë do të përgjigjem, mendoj, shumë saktë. Kosova humbi mundësinë. Serbia nuk humbi asnjë mundësi sepse Serbia nuk e do atë mundësi. Kjo është çështja që po përpiqem ta ngre që shikuesit tuaj ta kuptojnë. Ajo që e quajmë status quo, këtë pozicion të Kosovës, pozicionin e saj ndërkombëtar, Serbia këtë e do. Serbia është e lumtur me këtë. Dhe kjo është çështja kyçe. Serbia është e lumtur të vazhdojë me këtë situatë të pazgjidhur me Kosovën që nuk është e njohur plotësisht. Këtu ata vendosin energjinë e tyre.

RTV21: Ju po më thoni se Kosovës po i mbaron koha?

Edward Joseph: Po them që Kosova është ajo që humbi mundësinë këtu. Koha është në anën e Serbisë. Serbia mund të ulet dhe të relaksohet. Për sa kohë që satus quo nuk ndryshon Aleksandar Vuçiq është i lumtur. Ta mbajë Kosovën izoluar. Kjo është thelbësore. Dhe kjo është ajo që bëjnë me energjinë e tyre. Ata janë të zëshëm duke udhëtuar përreth botës, që të bindin vendet për të tërhequr njohjet. Shikoni në Lindjen e Mesme. Shikoni sa pak vende, edhe në Lindjen e Mesme, po e njohin Kosovën. Vendet afrikane. Dhe kjo është çfarë Serbia dhe Aleksandar Vuçiq po bëjnë. Kështu që po them, jo, Serbia nuk humbi një mundësi sepse Serbia nuk dëshiron atë mundësi. Kosova humbi mundësinë. dhe kjo me Këshillin e Evropës kjo është mundësia historike. Kjo nënkupton forcimin e pozicionit të Kosovës. Kjo do të thotë se Republika e Kosovës që po përparon. Dhe pastaj të bëhet më natyrale për ta.

Pastaj pyetja e ardhshme është: mirë ne jemi në Këshillin e Europës, pse jo në NATO? Dhe pastaj duke i çuar këto gjëra përpara. Ky është interesi strategjik i Kosovës.

RTV21: Profesor Josef, Faleminderit shumë në të vërtetë.

Edward P. Joseph: Faleminderit shumë.

Back to top button