Joshua i pamposhtur, fitoi edhe ndaj Pulev-it
13 Dhjetor 2020
Anthony Joshua sonte arriti ta mposht në Wembley Arena edhe Kubrat Pulev-in, pas katër nokautëve.
Joshua e nisi meçin me një qetësi dhe vazhdoi me një disiplinë gjatë gjithë ndeshjes.
Ai fillimisht në raundin e tretë arriti të nokautojnë dy herë kundërshtarin e tij, Kubrat Pulev.
Kurse, pas disa raundeve emocionues, Joshua arriti ta nokautojë Pulev-in edhe në raundin e nëntë.
Po në të njëjtin raund, Joshua bëri gjuajtjen përfundimtare, duke e nokautuar kundërshtarin për të katërtën herë, gjë që ishte edhe vendimtar për fitoren e kampionit.