Josip Tomaseviq dhe Gentrit Begolli nënshkruajnë me FC Prishtinën

 
Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomaseviq, i ardhur nga Cibalia ka firmosur kontratë me kampionët në fuqi të Kosovës.
Me Prishtinën ka nënshkruar edhe Gentrit Begolli i ardhur nga Llapi.
Në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i tyre nga klubi.
Me Prishtinën në këtë dimër kanë nënshkruar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sylley dhe Adonis Aliu./21Media

Back to top button