Ndryshimet drastike të këngëtarëve

Ndryshimet drastike të këngëtarëve

Ishte viti 2004 kur Teuta Kurti, Vesa Luma e Rona Nishliu, bashkuan forcat e tyre në muzikë, kështu duke sjellë së bashku këngën “Flakareshë”.

Treshja me këtë këngë morën pjesë ne festivalin e TVSH-së, dhe kjo cilësohet si kënga e cila iu hapi dyert drejt suksesit Teutës, Vesës e Ronës.

Në performancen e tyre me këtë këngë ato u karakterizuan për veshjet e tyre interesante, kombinimin e ngjyrave dhe aksesoret e shumtë i bënë ato në atë kohë që të veçohen nga këngëtaret tjera, shkraun rtv21.tv

Teuta, Vesa e Rona sot pësuan ndryshime drastike në pamjet e tyre duke e përmendur dhe ndryshimin e stilit të  veshjes.

Sa i përket jetës personale, që të triat tani janë nëna.

Treshja e njohur vazhdojnë të jenë pjesë  e industrisë muzikore. Vlen të përmendim Rona Nishliun e cila arriti sukses historik për shqiptarët në festivalin e këngës evropiane “Eurosong” në vitin 2012, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën  “Qaj” ku edhe u rendit e pesta me radhë në këtë garë të muzikës./21Media