Julka tregon cila është gjëja më e çmuar që ka

Këngëtarja e njohur, Julka Gramo ishte e ftuar sot në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21. Teksa po fliste për gjërat e çmuara që ka, Julka pa menduar shumë u shpreh se familja është më e çmuara për të.

“Më e çmuara, padyshim familja. Është një vlerë që mendoj që duhet të mbajtur fort, sepse në kohën që po jetojmë po shoh sikur po fashitet pak. Mendoj se familja duhet të ruajtur me shumë fanatizëm”, ka thënë ajo duke shtuar se është rritur në një familje me shumë dashuri.

Ajo nuk harroi edhe shoqërinë duke thënë se e ka si një familje të madhe.

Më tej ajo shtoi se është shumë me fat për këto gjëra që i ka në jetën e saj.

Gramo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, e cila për pak kohë i ka munguar ekranit shqiptar me këngë potente dhe vokale. Ajo është gazetare dhe punon si drejtoreshë e NRG radio./21Media

Back to top button