Jurgen Klopp e gjen fajtorin e humbjes nga West Hami

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp thotë se vendimet e dobëta të arbitrave i kushtuan ekipit të tij me humbjen me rezultat 3-2 ndaj West Ham United të dielën.
West Hami kaloi në epërsi përmes një autogoli nga portieri Alisson, i cili u ankua se ishte faulluar nga Angelo Ogbonna teksa ata luftuan për topin.
Incidenti u rishikua nga VAR-i, por goli u cilësua si i rregullt dhe “Hammers” vazhduan tutje dhe i siguruan tre pikët pasi Pablo Fornals dhe Kurt Zouma shënuan më vonë.
Klopp u ankua se goli i parë ishte momenti vendimtar për ekipin e tij dhe u ndje i zhgënjyer nga vendimet e arbitrit.
“Golat dhe disa situata duhej të shkonin në një mënyrë tjetër. Le të flasim për lojën, e para që shënuan ishte një faull ndaj portierit, krahu shkoi bi krahun e Alissonit, kështu që si mund ta arrijë atë? Kjo nuk ka kuptim,” tha Klopp për “Sky Sports” pas ndeshjes.
“Çfarë mund të bëjë Alisson? Kjo është arsyeja pse portieri është i mbrojtur. Njerëzit do të thonë se po justifikohem, por jam i qetë. Nevojiten vendime normale nga një gjyqtar dhe ai nuk e bëri këtë sot.”
Pas kësaj disfate, Liverpooli ka zbritur në vendin e katërt në renditjen tabelare të Premier Ligës së Anglisë.

Back to top button