20 milionë dollarë është shuma e parave të cilat do t’i dorëzohen këngëtarit Justin Bieber, si dëmshpërblim ndaj akuzave të dy grave,  të cilat kishin thënë se ai i ka sulmuar seksualisht vite më parë.

Kjo sipas tyre ka ndodhur në vitet 2014 e 2015. Ai ngriti padi ndaj tyre në gjyqin suprem të Los Angjellosit, pasi që në llogarinë e tij në Twitter shkroi se akuza që ai ka sulmuar seksualisht një grua në vitin 2014 është e pamundur dhe se për këtë ka fakte.

Gruaja me emrin Danielle, në twitter ka shkruar se Biber e ka sulmuar atë seksualisht derisa ajo po qëndronte në një hotel në Austin, Texas, me 9 mars të vitit  2014.

Ndërsa, gruaja tjetër, e cila u identifikua me emrin Kadi, ka shkruar në twitter se Biber e ka sulmuar seksualisht në një dhomë hoteli në Nju Jork muajin maj 2015.

Por në gjyq thuhet se akuzat e këtyre dy grave janë fyese, gënjeshtra të vërteta, dhe se për dëmtim të artistit me këto gënjeshtra ato duhet të paguajnë 20 milion dollarë. /21Media