Justin Bieber mohon akuzat për sulm seksual
22 Qershor 2020
Justin Bieber ka mohuar të gjitha akuzat se ka sulmuar seksualisht me dy femra në Texas.
Danielle, një përdoruese e rrjetit social Twitter, ka akuzuar 26 vjeçarin se ka insistuar ta dërgonte në një dhomë hoteli. Tutje ajo tha se kanadezi e ka përdhunuar në vitin 2014 në një dhomës hoteli në resortin e mirënjohur në Texas, “Four Seasons”.
Megjithatë këto akuza nuk kanë zgjatur shumë pasi vetë Justin ka reaguar duke mohuar të gjithë historinë e duke theksuar se e gjitha kjo është e sajuar.
Madje, ai tha se ka prova ku tregon se nuk ka qenë fare i pranishëm në “Four Seasons” në datat që pretendon Danielle.
Në po të njëjtin ditë, Kadi është një tjetër femër e cila pretendon se sigurimi i këngëtarit e kishin ftuar atë të shkonte në dhomën e Justin, në vitin 2015./21Media