Artisti kanadez Justin Bieber ka vendosur të hedh në gjyq vajzat që e akuzuan atë për ngacmim seksual.

TMZ raporton se artisti do t’i padis për shpifje vajzat dhe e gjithë ngjarja do të hetohet nga Gjykata Supreme e Los Angeles.

Javën e kaluar tabloided dhe rrjetet sociale u mbushën me deklaratat e dy vajzave të quajtura Danielle dhe Kadi të cilat pretendonin se ishin përdhunuar nga Justin vite më parë.

Justin Bieber si rrallëherë ka reguar duke dhënë prova që këto vepra kriminale jo vetëm që nuk kanë ndodhur por ai nuk ka qenë fare i pranishëm në vendngjarje.