Justin Timberlake konfirmoi se është bërë baba për herë të dytë
18 Janar 2021
Justin Timberlake konfirmoi se ai dhe gruaja e tij, Jessica Biel, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë gjatë verës – një djalë të quajtur Phineas.
Këngëtari, 39 vjeçar, i tha Ellen DeGeneres gjatë një paraqitje në programin e saj, se ““Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Askush nuk po fle”.
Çifti e kanë mbajtur të fshehtë shtatzëninë gjatë pandemisë sepse ata kaluan shumicën e kohës në Montana me djalin e tyre, Silas, pesë vjeçar.