Sulmuesi francez Ousmane Dembele sapo ka lënë prapa lëndimin që e la disa muaj jashtë fushës së gjelbër.

Lojtari po përpiqet që të rikthehet në formë dhe aktualisht po kalon kohë të mirë te Barcelona. Dy skuadrat e mëdha Juventus dhe Manchester United janë vënë pas francezit me qëllim që ta transferojnë.

Megjithatë, vështirë që Barcelona do ta lëshojë lojtarin i cili ka një cmim prej 80 milionë eurosh pasi që katalonasit po mendojnë t’i orfojnë kontratë të re atij. /21Media