Juve fitoi me përmbysje ndaj Torinos
5 Dhjetor 2020
Kampioni në fuqi i Serie-A, Juventusi sonte tregoi fuqinë e tij duke e mposhtur Torinon ne derbin e qytetit me përmbysje të rezultatit nga 0-1 në 2-1.
Mysafirët kaluan në avantazh pas vetëm nëntë minutave lojë me golin e Nkoulou dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë Juventusi u tregua skuadër më kërkuese.
Golin e barazimit e realizoi McKennie në minutën e 77’ të ndeshjes, kurse tre pikë të reja Juventusit ia siguroi Leonardo Bnucci një minut para mbylljes së takimit.
Pas dhjetë ndeshjeve, Juventusi grumbulloi 20 pikë, kurse Torino vetëm gjashtë.