Juve mendon për transferimin e Houssem Aouarit
11 Maj 2020
Juventus do t’i bëj disa ndryshime në mesfushë për sezonin e ardhshëm.
Italianët priten t’i largojnë lojtarë si Sami Khedira, Miralem Pjanic e Adrien Rabiot në mesfushë.
Gazeta e njohur franceze “L’Equipe”, shkruan se “Bianconerët”, janë duke menduar për transferimin e mesfushorit Houssem Aouar.
Houssem Aouar është duke bërë paraqitje fantastike në këtë sezon me Lyonin dhe është duke u ndjekur nga Juventusi dhe Manchester City.
Skuadra franceze për Aouarin i kërkon 50 milionë euro, shifër e cila nuk paraqet problem për asnjërën skuadër.
Juventus dhe Manchester City janë dy skuadrat favorite për ta transferuar mesfushorin e Lyonit në merkaton e verës./kallxo.com