Juventusi është duke u përpjekur që ta bindë Paulo Dybalan të vazhdojë qëndrimin me ta duke e shpërblyer me një kontratë të re, raporton “Calcio Mercato”.

Argjentinasi, marrëveshja aktuale e të cilit skadon në vitin 2022, dëshiron t’i ofrohet një marrëveshje e re në vlerë prej 15 milionë eurosh për sezon në “Allianz Stadium”.

Sidoqoftë, Juve mund t’i ofrojë Dybalas vetëm 10 milionë euro në vit, për shkak të krizës aktuale financiare, ku siç raportohet një marrëveshje mes dy palëve nuk është afër.