Wojchiech Szczesny mund të qëndrojë ende në Serie A, pasi Juventus po konsiderojnë një ofertë për të

Wojchiech Szczesny mund të qëndrojë ende në Serie A, pasi Juventus po konsiderojnë një ofertë për të

Polaku është i huazuar tek Roma nga Arsenal, por Juventus po konsideron një ofertë prej 14 milionë funteve për portierin 27 vjeçar.

Reprezentuesi polak ka impresionuar shumë me paraqitjet e tij tek Roma, duke ndihmuar italianët që të përfundojnë në vendin e dytë në ligë, shkruan rtv21.tv.

Fituesit e Scudetto-s Juventus e shohin atë si zëvendësim afatgjatë të legjendës së klubit Gianluigi Buffon, në rast se Arsenal nuk e dëshirojnë atë në Emirates./21Media