Belgu shihet si zëvendësuesi ideal Mario Mandzukic

Belgu shihet si zëvendësuesi ideal Mario Mandzukic

Mediat britanike kanë raportuar dje se klubi torinez ka pikëtuar sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku si futbollistin ideal që mund të vishet bardhë e zi dhe të zëvendësojë në mënyrën më të mirë kroatin, Mandzukiç.

Për belgun, “Djajtë e kuq” paguan rreth 90 milion euro te Evertoni, por, ndryshe nga sezoni i kaluar kur shënoi 16 gola në kampionat dhe kontribuoi në renditjen e klubit në vend të dytë, këtë sezon Lukaku nuk po arrin të lërë gjurmë.

Në ndeshjen e parë të Ole Gunar Solskjaer si trajner i Manchester United, Romelu Lukaku qëndroi në stol, një shenjë kjo se norvegjezi nuk e sheh si titullar, ndaj edhe klubi anglez mund të mirëpresë ofertat në drejtim të tij.

Belgu shihet si zëvendësuesi ideal Mario Mandzukic i cili mot mbush 33 vjec.