“Zonja e Vjetër” ka kaluar në finale të Kupës së Italisë pas barazimit pa gola ndaj Milanit

Juventus kalon në finale si rezultat i golës mysafire, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në “San Siro”, takimi ishte mbyllur 1-1.

Gjërat u komplikuan për mysafirët pasi Andre Rebic u përjashtua nga takimi pas një ndërhyrje të rrezikshme në Danilon në minutën e 17-të.

Milani tentoi deri në fund të takimit por me një lojtar më pak ishte shumë e vështirë.

Juventus kalon në finale të Kupës së Italisë ku e pret fituesin e takimit Inter – Napoli.