Skuadrat italiane, Juventus, Milan dhe Roma janë të interesuar për të blerë sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.

26 vjeçari pritet të largohet nga klubi këtë verë, dhe Juventusi duket destinacioni më i mundshëm për polakun.

Megjithatë drejtori i Napolit, Aurelio De Laurentis do të preferonte shitjen e Milikut tek Roma, për të nxitur një shkëmbim me anësorin e ri, Cengiz Under./21Media