Juventusi do të rikthehet në stërvitje ditën e martë.

Lojtarët e parë kanë arritur në JMedical për të bërë analizat e para se të fillojnë punën. Skanerat dhe testimet e lojtarëve kanë nisur që në mëngjesin e sotëm.

Futbollistët e parë që janë testuar pranë qendrës mjekësore janë Leonardo Bonucci, Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado, Carlo Pinsoglio dhe Aaron Ramsey shkruan Calciomercato.

Cristiano Ronaldo do të mbërrijë pasdite, pasi të kthehet nga Madeira. Ata do të jenë me maska dhe duke respektuar distancimin social. Ata u futën në qendrën mjekësore pas një dizinfektimi të shpejtë dhe kontrolli jashtë saj.