“Zonja e Vjetër” janë në kërkim të futbollistit Adama Traore nga skuadra angleze Wolverhampton Wanderers, dhe për të janë në gjendje të ofrojnë tre futbollistë si shkëmbim.

Spanjolli 24 vjeçar ish futbollist i Barcelonës, ka pasur paraqitje fantastike në Premierligë dy vitet e fundit, dhe kampioni italian e ka vërejtur këtë.

Juve janë të gatshëm të ofrojnë portierin Mattia Perin dhe qendër mbrojtësat Daniele Rugani dhe Cristian Romero si pjesë e marrëveshjes që do ta dërgonte Traoren në Turin.