Juventusi do ta ketë një tjetër test shumë të vështirë në kampionat pasi sonte me fillim nga ora 18:00 do të ballafaqohet me rivalin lokal, Torinon.

Me vetëm 17 pikë të mbledhura pas nëntë ndeshjeve, Juventusi ka mbetur gjashtë pikë prapa Milanit që gjendet ne krye të tabelës, prandaj sonte do ta kërkojë vetëm fitoren.

Këto janë formacionet zyrtare:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Danilo; Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, Ronaldo.

TORINO (3-5-2): Sirigu; Nkoulou, Lyanco, R. Rodriguez; Singo, Meité, Rincon, Linetty, Ansaldi; Zaza, Belotti.