Futbollistët e Juventusit kanë hapur sezonin e ri në kampionatin italian me fitore bindëse.

Ata para shikuesve të vet sonte mposhtën ekipin e Sampdoria nga Gjenova me rezultat 3:0, me golat e Dejan Kulusevski në minutën 13, Leonardo Bonnuci ’78 dhe Cristiano Ronaldo dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Kjo është fitorja e parë e Andrea Pirlo në debutimin e tij si trajner te kampionët italianë.

Ndryshe, Juventus ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Sampdoria në Serie A, duke shënuar të paktën dy gola në secilën prej tyre.