Juventusi është ende larg për 5 milionë euro në vit nga kërkesat e Paulo Dybalas, pasi lojtari kërkon pagë vjetore, 15 milionë euro.

Argjentinasi dhe klubi kanë qenë në bisedime për disa muaj, por duket se nuk ka një përparim.

Sipas Tuttosport, propozimi i ofruar i klubit është 10 milionë euro për sezon.

Agjenti i tij kërkon 15 milionë euro, një shifër që Bianconerët nuk janë të gatshëm të paguajnë.

Marrëveshja e Dybala mbaron në qershor 2022 dhe sa më shumë kohë të kalojë pa kontratë të re, aq më shumë ka gjasa që ai të shitet.

Ka disa klube që e duan argjentinasin dhe në verë Juventusi do të ishte i lumtur të dëgjonte ofertat, edhe nëse lojtari nuk do të dëshironte të largohej.

Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Real Madrid do të ishin të interesuar për Dybalan, por PSG duket që ka më shumë epërsi. /Telegrafi