Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e të tetës së finales, përkundër fitores ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese.

Kjo ndeshje pëfundoi me rezultat 2-1.

Bianconerët e kishin humbur me rezultat 1-0 takimin e parë në Francë, ndërsa me gjithë fitoren në sfidën kthyese, Lyoni kualifikohet në çerekfinale falë golit në terren mysafir.