Juventusi e ka fituar me rezultat 2-0 derbin e xhiros së 21 të Serie-A kundër Romës.

Cristiano Ronaldo me klasin e tij i dha epërsinë skuadrës së Andrea Pirlos në minutën e 13’ të ndeshjes dhe me këtë rezultat skuadrën shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve.

Në pjesën e dytë Roma provoi të gjente golin e barazimit, por pa sukses.

Kur po zhvillohej minuta e 70’ e ndeshjes, fitoren Juventusit ia siguroi lojtari i Romës, Ibanez i cili realizoi në portën e gabuar.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngritet në pozitën e tretë në tabelë me 42 pikë, pesë më pak se Interi në vendin e parë dhe katër më pak se Milani në vendin e dytë.

Roma tani pas kësaj humbje renditet në vendin e katër me 40 pikë.