Juventus ka bërë një ofertë për sulmuesin e Atalanta, Duvan Zapata këtë verë.

Juve kanë qenë të lidhur me Alexandre Lacazette dhe Raul Jimenez javët e fundit, megjithatë i preferuari për rolin e sulmuesve është Arkadiusz Milik.

Bisedimet me Napolin raportohet se kanë vazhduar, megjithatë vlerësimi i tyre prej 50 milionë euro shihet si shumë i pjerrët, duke e lënë Juve të kërkojë alternativa, transmeton rtv21.tv.

Corriere dello Sport sugjeron që Juve i kanë bërë një ofertë 30 milionë euro Atalantas për sulmuesin e tyre në formë, Duvan Zapata që do të përfshinte kartonin e portierit Mattia Perin, i cili është pronë e Juventusit, por luan i huazuar te Genoa./21Media