Paulo Dybala, Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain dhe Matthijs de Ligt janë futbollistët që i siguruan fitoren e pestë me radhë Juventusit.

‘Viktima’ e radhës e kampionit në fuqi ishte Lecce, e cila arriti t’i bëjë ballë vetëm në 45 minutat e para.

Nota më e lartë në ndeshje shkoi për portugezin Ronaldo që kontribuoi me një gol e dy asistime dhe në fund u vlerësua 8,1.

Ndërkohë me nota të larta u vlerësuan edhe Douglas Costa, Paulo Dybala, Matthijs De Ligt, Leonardo Bonucci e Blaise Matuidi.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin mysafir Lucioni.