Juventusi me startin më të keq që nga sezoni 1961/62

Juventusi nuk ka arritur të shënoj fitore në katër ndeshjet e para në Serie A për herë të parë që nga sezoni 1961/62.
Bianconerët janë të pozicionuar në vendin e 18-të, vend që e dërgon në Serie B me vetëm dy pikë nga katër ndeshje, me dy barazime dhe dy humbje.
“Zonja e Vjetër” nuk e kishte pasur këtë start të keq që 60 vite nga sezoni 1961/62 kur kishte përfunduar në vendin e 12-të./Kallxo

Back to top button