Juventusi u djersit shumë sonte për të siguruar tre pikë të reja në ballafaqim me Sassuolon.

Ndeshja, e cila u luajt në shtëpinë e bardhezinjve u mbyll në shifrat 3-1 në të mirë të ekipit të Andrea Pirlos dhe ishte e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A.

Mysafirët luajtën me një lojtar më pak në gjithë pjesën e dytë pasi nga loja u përjashtua me karton të kuq mesfushori Obiang.

Danilo e kaloi “Zonjën e vjetër” në epërsi me golin e tij në minutën e 50′, por vetëm tetë minuta më vonë shifrat i barazoi Defrel.

Vendasit e rikthyen avantazhin përmes Aaron Ramseyt në minutën e 82′ dhe pastaj Cristiano Ronaldoi vendosi për rezultatin final, ku realizoi për 3-1.

Pas 17 xhirove Juventusi ka mbledhur 33 pikë dhe rënditet në vendin e katërt në tabelë.