Janë mbyllur dy ndeshjet e radhës në Serie-A ndërmjet Interi dhe Veronas si dhe Fiorentinës dhe Juventusit.

Skuadra e Antonio Contes ka arkëtuar tre pikë të reja në ballafaqim me Veronan duke vazhduar kështu sigurt drejti titullit kampion të edicionit 2020/21.

Golin e fitores për “Neroazzurrët” e realizoi mbrojtësi i krahut të djathtë Matteo Darmian në minutën e 76.

Nga ana tjetër, Juventusi i cili po lufton për një vend në Ligën ne Kampionëve është ndalur me barazim 1-1 në ballafaqim me Fioretinën.

Vllahovic shënoi për epërsinë vendasve në minutën e 29’ por “Zonjën e Vjetër” nga humbja e shpëtoi Alvaro Morata ne golin e tij të realizuar në minutën e 46.

Interi mbetet lider i padiskutueshme i tabelës me 79 pikë, kurse Juventusi është në vendin e tretë me 66 pikë.