Juventusi planifikon ta rikthejë në skuadër sulmuesin spanjoll Alvaro Moratta në formë huazimi njëvjeçar, raportojnë mediat italiane.

“Zonja e Vjetër” ka qenë e lidhur me blerjen e Edin Dzekos për disa javë, por komplikimet e kalimit të Marek Milik te Roma po e bllokojnë realizimin e operacionit.

Sipas “Calciomercato”, dështimi në pistat si Luis Suarez, Edin Dzeko dhe Olivier Giroud kanë bërë që “Bianconerët” ta rikthejnë vëmendjen nga Alvaro Moratta i Atletico Madridit

Moratta mund të rikthehet në “Alianz Arena” për 10 milionë euro si huazim njëvjeçar me opsionin e blerjes për 45 milionë euro.

Sulmuesi spanjoll kishte luajtur për dy vjet me fanellën e Juventusit (2014-2016), ku kishte fituar titullin kampion dhe kishte kontribuar me 15 gola në 63 ndeshje. /kp