Gjiganti italian Juventus duket se ka në plan ta largojë yllin Cristiano Rolando në merkaton e ardhshme.

Gazeta “Sport” raporton se Juventusi po mendon ta shesë portugezin pasi që pandemia ka shkaktuar humbje financiare në klub.

Rolando është njëri ndër lojtarët më të paguar në klub, me 540 mijë euro në javë dhe kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Shumë klube pritet të vihen në sulm për shërbimet e portugezit, ndërsa Juventusi kërkon së paku 50 milionë euro për lirimin e fituesit të Topit të Artë. /21Media