Juventusit i kthehen tre lojtarët kryesorë për derbin ndaj Interit

Juventusi ka marrë disa lajme të mira përpara derbit kundër Interit në fundjavë. Yjet e lënduar të Juventusit, Angel Di Maria, Gleison Bremer dhe Dusan Vlahovic janë rikuperuar të gjithë dhe janë në dispozicion për derbin e ardhshëm kundër Interit, duke i dhënë Allegrit një shtysë të madhe si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Bianconerët e kanë nisur sezonin në një mënyrë tepër të dobët, por mund të rikthejnë pak besimin me një fitore në Derby d’Italia.
22-vjeçari Vlahovic ka qenë një figurë e rëndësishme për Allegrin dhe Juventusin këtë sezon, duke arritur të gjejë rregullisht rrjetën, pavarësisht problemeve të skuadrës në zotërim.
Ai ka shënuar tetë gola në 15 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve./21Media 

 

Back to top button