Ka diçka të re nga Ana Kabashi?

Këngëtarja Ana Kabashi ka dhënë një lajm të mirë për fansat e muzikës së saj.
Ajo shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku ndau pak nga kënga e re e cila mban titullin “Ku Ku”.
“Shumë shumë shumë shpejt…Ku Ku”, ka shkruar Ana krahas videos.

Ndryshe, “Për Dashni” mbetet projekti i fundit muzikor nga Ana. Kënga është publikuar më 6 maj dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media

Back to top button