Paralajmëron Butrinti!

Paralajmëron Butrinti!

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri sikurse emra të tjerë të njohur po punon për projekte të reja. Përmes një postimi në Instagram, artisti i mirënjohur paralajmëroi projektin e radhës.

“Diçka ka t’re”, shkroi ai krahas fotografisë.

Duket se artisti po përgatit një befasi për fansat, e për çfarë bëhet fjalë nuk dihet.

Projekti i fundit i Butrintit është “Për një dashuri”, që e solli në bashkëpunim me Ermalin. Kënga numëron mbi 9 milionë klikime në YouTube./21Media