Këngëtarja e mirënjohur, Aida Doçi së shpejti do të publikojë këngën e radhës. Kështu bëri të ditur sonte artistja përmes një postimi në instagram.

Kënga e re e Aidës do të titullohet “Rrena e Dashnia”, shkruan rtv21.tv

Artistja nuk zbuloi detaje të tjera rreth projektit, por mbetet të shihet ditëve në vazhdim se çfarë do të sjellë ajo për fansat e saj të shumtë.

Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor i Aida Doçit është “Vallahi”, i cili është publikuar më 11 shtator./21Media