Dafina Zeqiri është ndër artistet mjaft të dashura nga publiku, e cila vitin që shkoi ka qenë mjaft aktive sa i përket publikimit të këngëve. E siç duket, Duffy’e me ritmin e njëjtë do të vazhdojë edhe në këtë vit.

Këngëtarja sot në Twitter ka publikuar një imazh të bukur, krahas së cilit ka shkruar “DURO” e që me gjasë artistja së shpejti do të sjellë projektin e ri. Imazhin e njëjtë artistja e ka publikuar edhe në instastory.

Ndryshe, “Mos shko” është projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit, në bashkëpunim me Yll Limanin. Projekti është publikuar më 26 dhjetor dhe deri tani në Youtube ka mbi 3 milionë klikime./21Media