"A je pendu?"

“A je pendu?”

Një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri me anë të disa postimeve në Instagram po bën me dije se po vjen me një projekt të ri. Me disa fragmente të shkëputura nga kënga e re, artistja shumë e dashur për publikun po tregon se një projekt është rrugës.

“A JE PENDU…” dhe “Une e di qe ty t’mundon…..”, shkroi ajo krahas fotografive, duke dhënë sinjal se nuk po e ndal punën as në këtë kohë pandemie, transmeton rtv21.tv

Dafina kohën e fundit është komentuar edhe për ndarjen me ish-partnerin e saj, Dj Geek. Lajmin e ka konfirmuar vet ajo në një intervistë, duke u shprehur se bashkë me DJ Geek nuk e gjetën gjuhë të përbashkët./21Media