Ambasada e Italisë në Prishtinë me Agjencinë Italiane të Tregtisë (ITA) prezentuan fillimin e Javës Botërore të Kuzhinës Italiane në Kosovë, e cila do të mbahet nga 23 deri më 29 nëntor.

Fushata vjetore synon promovimin e traditave të kuzhinës së Italisë në botë. Tema për vitin 2020, “Saperi e Sapori delle terre italiane” (“Dituria dhe aromat e tokave italiane”), do të festojë pasurinë e traditave të kuzhinës dhe enologjisë të rajoneve italiane dhe do të shënojë vlerën e origjinës së certifikuar kundër fenomenit mashtrues të produkteve me cilësi të ulët, që tingëllojnë si produkte italiane.

Lidhjet thelbësore midis trashëgimisë kulturore, ushqimit dhe verës dhe zakoneve të shëndetshme të të ngrënit do të eksplorohen, ndërsa promovojnë dietën mesdhetare si një model për një mënyrë jetese të ekuilibruar dhe të shëndetshme, e cila gjithashtu respekton mjedisin dhe traditat kulturore.

Italia dhe Kosova do të bashkohen nga dashuria e tyre e përbashkët për ushqimin e shëndetshëm, ushqyes dhe me aromë, ku falë partnerëve tanë, qytetarët e Kosovës mund të gjejnë produkte të vërteta italiane:

Conad Shpk, Super Viva me Coop Italian Food Products, Migros Group, Emona Shpk, Meridian Corporation, Spar, Onix-Lavazza, Catering NTP, Swiss Diamond Hotel, Emerald Hotel, Soma, Shpija e vjeter, “91 Avenue” Lounge & Restorant.

Java e Kuzhinës Italiane këtë vit do të mbahet virtualisht. Nëpërmjet chef-ave dhe fytyrave tona të njohura si Blerona Zeqiri, Vesa Smolica, Gjiko, Arsim Mehmeti, Dardan Cahani dhe Safet Mehemetaj do të shfaqim recetat më të mira tradicionale italiane në TV dhe përmes rrjeteve sociale. Ata do të shpjegojnë rëndësinë e përdorimit vetëm të produkteve me cilësi të lartë, ushqimit dhe verës në jetën e përditshme, duke shmangur produkte të pashëndetshme, me cilësi të ulët me tingëllimë italiane, të cilat nuk respektojnë rregulloret rigoroze italiane dhe evropiane./21Media