Komuna e Prishtinës ka nisur me stolisjen e shesheve me rastin e festave të fundvitit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kanë filluar përgatitjet për të përmbyllur këtë vit në atmosferë festive.

“Festat e fundvitit po afrojnë! Viti 2020 ishte plot sfida për të gjithë ne dhe këto festa të fundvitit do të i presim në kushte krejt më ndryshe se zakonisht. Pavarësisht të gjitha këtyre, kemi filluar përgatitjet për të përmbyllur këtë vit në atmosferë festive duke uruar që të kemi mbarësi, shëndet dhe momente të bukura me njerëzit e dashur rreth nesh”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Ahmeti këtë vit për zbukurimin e sheshit dhe rrugët e Prishtinës kishte kërkuar mendimin e qytetarëve. Përmes një postimi në Twitter ai e kishte vendosur në votim këtë çështje./21Media