Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Esat Shalë, të riun nga Krajkova e Drenasi, i cili ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë

“Që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë. Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Esati ka pranuar falënderime nga Haxhiu në emër të Ministrisë për punën e bërë deri më tani në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë si dhe u dakorduan për bashkëpunim në arritjen e synimeve për adresimin e këtyre krimeve./21Media