Ka vdekur sot në moshën 92 vjeçare kompozitori dhe baritoni i mirënjohur shqiptar, Avni Mula.

Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij, sopranoja e njohur Inva Mula, e cila përmes një statusi në Facebook njoftoi për vdekjen e të atit.

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020‘, ka shkruar Inva.

Mua ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë së teatrit operistik shqiptar. Një kontribut të veçantë ai e ka dhënë edhe në fushën e kompozicionit. Është e njohur kënga e tij “Valsi I lumturisë”.