Klinika Infektive e Qendres Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i cili ishte i infektuar me COVID-19.

Ju njoftojmë se sot me dt 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur me 08.09.1948 me vendbanim ne fsh.Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30. Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikës Infektive nga ana e familjareve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikur me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një mostër post-mortem për SARS-CoV-2”, njoftoi Klinika Infektive.

Vdekjen e qytetarit nga Vushtrria e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tahiri bëri të ditur se shtabi Emergjent Komunal ka asistuar familjen e të ndjerit gjatë ceremonisë së varrimit e cila është kryer sot në ora 14:00

Tutje Tahiri ka ngushëlluar familjen e të ndjerit./21Media