Aktori amerikan Bert Belasco, ka vdekur në moshën 38 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për TMZ, babai i Belasco-s, Bert Sr.. Ai tha se djali i tij u gjet i vdekur në një hotel në Virxhinia.

Aktori ishte në karantinë për dy javë pasi po xhironte një film të ri, sipas babait të tij.

E dashura e tij kishte telefonuar hotelin meqë ai nuk po përgjigjej në celular.

Bert Sr. mendon se djali i tij vdiq nga aneurizmi, por po pret në autopsi për të njoftuar zyrtarisht rreth të vërtetës.

Kujtojmë se Belasco ishte i njohur për rolet në filmat si: “I’m Dying Up Here”, “Let’s Stay Together”, “The Mick”, “Pitch”, “Key and Peele” dhe “Justified”.