Aktorja amerikane Conchata Ferrell, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Ajo ndërroi jetë më 12 tetor për shkak të disa komplikimeve që kishte pas një arresti kardiak, sipas Deadline.

Ajo ishte e rrethuar nga familja në spitalin Sherman Oaks në Sherman Oaks, Kaliforni, në kohën kur vdiq.

Vdekja e saj vjen rreth pesë muaj më vonë pasi ajo pësoi një sulm në zemër.

Burri i saj, Arnie Anderson i tha TMZ se aktorja u shtrua në spital në maj pasi nuk ndihej mirë.

Ajo kaloi më shumë se katër javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe pati një arrest kardiak në një moment, për të cilin Anderson tha se zgjati për afro rreth 10 minuta.

Ferrell, e cila filloi të aktronte që nga viti 1974, është më i njohur për rolin e saj të veçantë në “Two and a Half Men”, ndërsa luajti në shfaqje nga 2003 deri në finale në vitin 2015.