Elsa Raven, aktorja amerikane e cila njihet për rolet e saj në “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur për Deadline, agjenti i Raven, David Shaul. Ai ka thënë se aktorja ka vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Raven, emri i vërtetë i së cilës ishte Elsa Rabinowitz, ka lindur më 21 shtator të vitit 1929 në Charleston, përcjell rtv21.tv

Ajo ka filluar karrierën si aktore në skenën e New York-ut, ku e ndihmoi Joseph Papp për realizimin e Free Shakespeare Festival në Central Park.

Rolet më të rëndësishme të Raven ishin në “American Pop”, “The Honeymoon Killers”, “Lady Liberty”, “Fatso”, e shumë të tjera./21Media