Aktorja amerikane Jessica Campbell, ka vdekur në moshën 38 vjeçare, në Portland.

Campbell ka vdekur më 29 dhjetor, duke lënë pas djalin e saj dhjetë vjeçar, Oliver, ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’.

Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i ka thënë TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon.

Sipas kushërirës, aktorja punonte si mjeke naturopatike dhe atë ditë ishte në punë normalisht. Anëtarët e familjes më pas zbuluan se ajo u rrëzua në dyshemenë e tualetit të saj, ku edhe më pas u deklarua vdekja.

Ndryshe, Campbell ka luajtur në filmat “Election”, “The Safety of Objects”, “In the Best Interest of the Children”, e disa të tjera.