Avokati kosovar Nikë Shala ka vdekur sot. Lajmin e ka bërë të ditur Mimoza Shala, vajza e të ndjerit.

Avokati kosovar Nikë Shala ka vdekur sot. Lajmin e ka bërë të ditur Mimoza Shala, vajza e të ndjerit.

“Me dhembje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot me datë 09.11.2020 ndërroi jetë më i dashuri jonë Avokat Nikë Shala”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka njoftuar se homazhet në respekt të të ndjerit mbahen në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, më 10.11.2020, duke filluar nga ora 11:00-12:00, ndërsa në ora 12:00 mbahet mesha e dritës në katedrale.

Kurse, varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat katolike në Prishtinë në ora 13:30./21Media